Agasi dhe Beqiraj morën peng biznesmenin Meçe për t’u tërhequr nga tenderat e AKSH-it/ Soko: Mafia ka veshur “pelerinën” e shtetit (VIDEO)

Agasi dhe Beqiraj morën peng biznesmenin Meçe për t’u tërhequr nga tenderat e AKSH-it/ Soko: Mafia ka veshur “pelerinën” e shtetit (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i fundit i SPAK, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste. Sipas hetimeve, biznesmeni Gerond Meçe dyshohet se është marrë peng nga Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirajn dhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe efektivë të Policisë së Shtetit për tu detyruar të tërhiqet nga gara për tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH).

Analisti Pano Soko, në një intervistë për “MCN Live”, e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt mafioz, duke theksuar se organizata kriminale kanë marrë rolin e shtetit dhe kanë veshur “pelerinën” e pushtetit.

Sipas asaj që po zbulohet nga SPAK, rrëmbimi i një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqet nga tenderat publikë, i kryer me dhunë dhe me ndihmën e funksionarëve të lartë të policisë, është kulmi i kapjes së shtetit. 

Është e pakuptimtë dhe alarmante që një ish-deputet, në bashkëpunim me funksionarë të lartë të policisë, të veprojë në interes të një biznesmeni për të përfituar fonde publike, duke përdorur metoda kriminale.

Këtu nuk ka më shtet. Një model i tillë mund të gjendet vetëm në vende pa institucione funksionale, në Afrikë. 

Ajo që po shohim është e tmerrshme dhe tregon fundin, ose të paktën brendësinë, e një perandorie krimi të veshur me pushtet politik. 

Sipas Sokos, personat e përfshirë nuk mund të konsiderohen politikanë që kryejnë krime, por kriminelë që janë veshur si politikanë.

Këta janë kriminelë që janë veshur si politikanë.

Kjo është një organizatë mafioze që ka marrë ‘pelerinën’ e shtetit. 

Me këtë rast ka rënë legjitimiteti i shtetit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy