Izraeli alarmon: Assad ka tre tonë armë kimike

Izraeli alarmon: Assad ka tre tonë armë kimike

Zyrtarët e sigurisë së Izraelit pohojnë se presidenti sirian Bashar al Asad ende posedon deri tre tonë armë kimike, ndërkohë që Organizata për ndalimin e armëve kimike thotë se në sulmin e fundit në Siri është përdorur gazi sarin.

Izraeli, si dhe shumica e pjesës së bashkësisë ndërkombëtare besojnë se forcat e Asadit kanë kryer sulm kimik në Siri, kur ishin mbytur 87 persona.

Një zyrtar ushtarak anonim tha se shërbimi i inteligjencës izraelite vlerëson se Asad ka ndërmjet një deri tre tonë armë kimike, ndërsa këtë vlerësim e kanë konfirmuar edhe dy zyrtarë ushtarakë, transmeton AP.

Presidenti sirian ka hedhur poshtë këto pohime, përderisa Siria që nga viti 2013 ka pranuar të dorëzojë arsenalin e saj të armatimit kimik.

Drejtori i Organizatës për ndalimin e armëve kimike, Ahmet Uzumcu deklaroi se rezultatet e hetimit tregojnë se në sulmin kimik në Siri është përdorur gazi sarin, ose një substancën e ngjashme.

Sipas fjalëve të tij, rezultatet e analizave që tashmë janë marrë, janë “të pa kontestuara”, transmeton AFP.

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault tha sonte se vendi i tij do të dëshmojë se presidenti sirian Bashar Al-Assad në sulmin e fundit në Idlib ka përdorur armë kimike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy