Kalemaj: Meta synon të rikthehet sërish në rolin e kingmaker-it (VIDEO)

Kalemaj: Meta synon të rikthehet sërish në rolin e kingmaker-it (VIDEO)

Përballjen e presidentit me maxhorancën në Kushtetuese, analisti Ilir Kalemaj e komentoi si një garë e palëve me kohën. Në studion e MCN Live, Kalemaj tha se Meta po përpiqet të fitojë kohë, ndërsa maxhoranca synon ta shkarkojë sa më shpejt. Sipas Kalemajt, ajo që Meta synon të ketë është roli i kingmaker-it që ka pasur përmes LSI-së.

Meta po mundohet të fitojë kohë. Ajo që po bën është se po përdor procedurën për të çuar më pas në Strasburg, por kjo nuk është se ka ndonjë vlerë. Strasburgu nuk do ta kthejë si president. Ai thjesht po mundohet të fitojë kohë dhe maxhoranca është e interesuar të shkarkohet sa më shpejt.

LSI është realitet elektoral. Ajo ka pasur në mënyrë konstante vota. Ka një forum dinamik, nuk është realitet i padukshëm. LSI është drejtuese e koalicionit shtëpia e lirisë. LSI po garon në 6 bashki që janë mikrokozmos i elektoratit të përgjithshëm. Meta pretendon të jetë një kingmaker, siç ka qenë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy