Kryeministri Edi Rama doli para mediave sot në mesditë për të bërë të ditur detajet e paketës së solidaritetit të fundvitit. Rama tha se kjo mbështetje financiare për kategori të caktuara shoqërore është më e madhja për njerëzit në nevojë në 25 vitet e fundit.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo paketë mbështetëse vjen në funksion të mirënjohjes për njerëzit që u kanë dhënë mbështetje reformave dhe janë përballur më shumë se të tjerët me kostot e tyre. Kjo paketë shkon në linjë me rritjen e konsiderueshme të pagave dhe pensioneve.
1. 60 mijë lekë të vjetra për pensionistët.
2. Për herë të parë mbështetet kategoria e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve me ndihma ekonomike. Për çdo familje 20 mijë lekë të vjetra.
3. Për familjet e përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të jepet dëmshpërblimi i plotë për Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Berat, Lezhë, Vlorë dhe Korçë. Shuma në dispozicion bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga njësitë vendore do të jetë nga 6.8 milionë lekë të vjetra në 110 mijë lekë, në përpjestim me dëmet e konstatuara.
4. Duke pasur parasysh dhimbjen e jo pak fermerëve që janë prekur për shkak të epidemisë së lopëve do të vëmë në dispozicion fondin prej 3 milionë dollarësh dhe do të kompensojmë kokë për kokë çdo lopë të humbur nga Veriu në Jug.



