Dokumentet sekrete të SHISH në makinën e Agasit/ Zbardhen mesazhet e fshehta në 'Signal' mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

Dokumentet sekrete të SHISH në makinën e Agasit/ Zbardhen mesazhet e fshehta në 'Signal' mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

SPAK ka zbuluar në makinën e biznesmenit Ergys Agasi nëntë faqe me dokumente sekrete të SHISH gjatë kontrolleve në një resort luksoz.

 

Hetimet dhe komunikimet e zbardhura nga aplikacioni ‘Signal’ rrëzojnë pretendimet për bashkëpunim zyrtar, duke dëshmuar një lidhje të ngushtë dhe shkëmbim të informacionit të klasifikuar me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

 

Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, në makinën e biznesmenit Ergys Agasi u sekuestruan 9 faqe me të dhëna sekrete të ngjashme me ato të SHISH-it. 

 

Përgjimet nga aplikacioni "Signal" dhe dhjetëra thirrjet e zbardhura mes tij dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, rrëzojnë alibinë e saj se komunikimi kishte natyrë bashkëpunimi.

 

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha.”

 

Pjesë nga Dosja e SPAK

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se me datë 20.07.2026, në ambientet e “Equos Resort” Tiranë, u sekuestrua mjeti me targa GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vetë Ergy Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenin organet Prokurorisë së Posaçme.

Me datë 18.09.2026, e pyetur në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar “bashkëpunim”, ka mohuar takime fizike apo faktin që Agasi të kete siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit, dhe është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara.

Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e mësipërme, shtetasi Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e “bashkëpunëtorit” por në të kundërt është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë.

Në këtë pikë duhet të theksohet se komunikimi i Kreut të SHISH, shtetases Vlora Hyseni, me personin nën hetim Ergys Agasi, deri në atë kohë dhe në kërkim nga drejtësia, është periodik (i përditshëm) dhe i tejzgjatur në kohë bisede duke përfshirë jo vetëm telefonata të thjeshta (voice call) por dhe telefonata me video (video call) dhe dërgim e marrje fotosh e videos, gjë që rrëzon alibinë e bashkëpunëtorit të pretenduar nga deklarimi i shtetases Hyseni. Në total, për periudhën 28.06.2026 deri më 26.08.2026 (data e arrestimit të shtetasit Ergys Agasi) nëpërmjet aplikacionit “Signal”, janë regjistruar në total thirrje (voice and video call); Thirrje hyrëse Vlora-Ergys (incoming call) 70 thirrje, thirrje dalëse Ergys-Vlora (outgoing call) 17, të humbura (missed call) 28, thirrje pa përgjigje (unansëered calls – Ergys nuk i përgjigjet Vlorës) 25, thirrje dhe thirrje të refuzuara (declined calls).

Në lidhje me komunikimet ndërmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, të ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të shtetasit Ergys Agasi janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipër-cituar.

Për më tepër, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucioneve.

Faqja 2

Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalish, duke përdorur shprehje si:

“Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.”

“Të gjithë ne.”

“Do përfundojmë keq, shpirt.”

Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohës që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale që drejton. Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i shkruan këtë mesazh: “Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot… Të gjithë ne”.

Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +38349674303 i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zor”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do të takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rri tek ai “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemër une nje ore rri me shume me ate”. Me datë 24.08.2026 “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Në mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet; “Me doli nje takim urgjent… Me sauditet… Kthehem neser ne ks prape”. Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: “Skenderi me thirri me u taku te henen..(Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresojm qe ka porosit km…”.

Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjera na Kane bere ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim…. Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi…”.

Në vijim të komunikimeve, shtetesja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy