Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.
Temperaturat do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C, vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.



