“Xhadat” - Familja Kruda apel për kurimin e vajzës 4-vjeçare (VIDEO)

“Xhadat” - Familja Kruda apel për kurimin e vajzës 4-vjeçare (VIDEO)

Në emisionin “Xhadat” është drejtuar familja “Kruda”, e cila jeton në vështirësi të madhe ekonomike, në zonën “Kodra e Priftit”. Me 3 pjesëtarë të sëmurë, kjo familje e ka të pamundur  të përballojë jetesën, pasi e vetmja e ardhur që kanë është pensioni i gjyshes. Mes lotësh i kërkojnë shqiptarëve që t’i ndihmojnë me çfarë të kenë mundësi.

“Unë jam pensioniste, e sëmurë me tension, zemër... Marr 150 mijë lekë pension dhe me kaq lekë mbahemi ne, 4 veta. Mbesa dhe çuni janë të sëmurë, po nga pamundësia nuk ia bëjmë dot kontrollet. Këtë shtëpi ma ka lënë vëllai im që ka vdekur, mobiljet na i kanë dhuruar, por edhe këtu ka shumë lagështirë. Ne nuk kemi me çfarë të ushqehemi, sepse nuk punon asnjë nga ne. Frigoriferin e sheh bosh. Ne kemi nevoje për ushqime, para, që të trajtojmë në spital gocën e vogël, se ka vuajtur shumë. Bëjmë thirrje që kush të mundet të na ndihmojë”- shtoi Drita Kruda.  

Ndërsa për nusen e shtëpisë, Anxhelinën, halli më i madh është vajza e saj e vogël.

 “Jemi me shumë probleme. Burrin e kam sëmurë, gocën sëmurë. Të dy janë operuar, por operacionin e vajzës e kaluam shumë keq. Zgjati shumë dhe ishte në rrezik, por falë zotit shpëtoi. Tani duhet t’i bëjmë kontrolle, ta trajtojmë, por ne s’kemi mundësi…biles ajo fëmijë 4 vjeç ushqehet me bukë me djathë, se s’kemi çfarë t’i japim tjetër. Burri e ka të pamundur të punojë sepse është i sëmurë, i operuar. Me pensionin e nënës vështirë së do përballojmë edhe shumë. Vini dorën në zemër për këtë fëmijë”.

Cel: 0682655051     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy