Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë telefonike për TvT, nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë bën thirrje qytetarëve që qëndrojnë në radhë, që të kthehen në shtëpi e të presin urdhrin nga pala greke për të kaluar pikën kufitare.
Ai e përjashton mundësinë e ngritjes së çadrave, për shkak se siç theksoi ai, kjo nuk një krizë humanitare, ndërsa thotë se po bëhet e pamundur për t’i ndihmuar të gjithë duke ju ofruar ndihmë mjekësore dhe ushqimore.
Ai thotë se është në komunikim intenziv me palën greke për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për shtetasit që duan të kalojnë në Greqi, ndërsa ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin pritjet në radhë dhe të mos dynden atje derisa të normalizohet situata.



