
1 Dhjetori, qysh prej vitit 1988, njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV/AIDS. Vetëm këtë vit në vendin tonë janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar.
Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, mjeku infeksionit, Arjan Harxhi, deklaroi se kjo shifër nuk mund të konsiderohet e lartë, ndërsa u shpreh se në këto 5-6 vitet e fundit shohim një ecuri konstante, pasi numërohen rreth 90-100 raste të reja.
Ndër të tjera ai sqaroi se në Shqipëri rruga e transmetimit mbetet ajo përmes raportit seksual dhe kjo më shumë përmes rrugës biseksuale.
Ndërsa lidhur me interesin e popullatës për tu testuar, Harxhi u shpreh se numri është shumë i vogël për testimet vullnetare, teksa sqaroi se duhet të rriten mundësitë që personat që ndjehen të rrezikuar të vetëtestohen.
Edhe pse kanë kaluar dekada nga fillimi i kësaj pandemie, mjeku tha se kjo sëmundje vijon të mbetet shumë e stigmatizuar dhe diskriminuar,.
1.Z. Harxhi, 91 persona janë infektuar vetëm gjatë këtij viti. Si është kjo shifër, në raport me vitet e shkuara, por edhe të prekurit nga kjo sëmundje në rajon?
Për të qenë më korrekt me termat këto janë 91 raste të dignostikuara se nuk e dimë shifrën reale për këtë do duhen studime më të thelluara. Nëse shohim kurbën e këtyre rasteve të diagnostikuara çdo vit shohim një ecuri konstante në këto 5-6 vitet e fundit, janë rreth 90-100 raste të reja. Numri i testimeve vullnetare është ende u ulët. Në këto 91 raste janë diagnostikuar nga mjekët për pacientë që kanë pasur problematika dhe shumë pak të testuara nga pacientët e vetofruar. Një numër 91 nuk mund të konsiderohet e lartë, por duhet të jemi të kujdesshëm.
2.Z. Harxhi, numri më i lartë i të prekurve, sipas të dhënave janë meshkuj të cilët kanë kryer raporte seksuale me të njëjtën gjini. Pse këto shifra?
Gjithmonë mund të deduktojmë mbi këto shifra sepse do duhet të ketë studime më të thelluara në grupet e konsideruar në risk. Në Shqipëri HIV ngelet seksualisht i transmetueshëm edhe pse ne raportojmë se mbi 80% e tyre janë me rrugë hetereseksuale, ne raportojmë rrugën biseksuale sepse vetë personat nuk e deklarojnë orientimin e tyre seksual. Por fakti që dy të tretat e rasteve janë meshkujt rruga e transmetimit është rruga heterobiseksuale. Mosha kryesore është mosha e re e meshkujve të cilët kryejnë raporte seksuale të pambrojtura prandaj ne duhet të thellojmë më shumë strategjitë për mbrojtjen e këtyre grupeve të popullatës.
3.Z. Harxhi, a ka interes të popullatës për t’u testuar në mënyrë vullnetare?
Numri është shumë i vogël në këto 90 raste, një pjesë e vogël vjen nga testimi vullnetar. Ndërgjegjësimi është i ulët për këtë arsye OBSH në strategjitë e tyre ndërtojnë programe të veçantë për testimin e grupeve në risk. Nga ana tjetër duhet të përmirësohet aksesi për testin e HIV dhe nga ana tjetër duhet të jemi më aktiv të mënyrave të tjera të testimit siç mund të jenë testet e shpejta dhe me metoda të thjeshta dhe në kushte shtëpie. Të rriten mundësitë që personat që ndjehen të rrezikuar të vetëtestohen. Duke testuar, diagnostikohet në kohë dhe kjo ka sukses në terapinë dhe uljen e riskut. Sepse një person që trajtohet nuk është më infektues më të tjerët.
4.Duke mbetur tek testimi, aktualisth në Shqipëri, a implementohet testimi i gruas shtatzënë?
Implementohet, kjo tregon se ndoshta ky program ka pasur problematikë në lidhje me testimin për HIV te gruaja shtatzënë, ndoshta dhe impaktin që mund të ketë pasur pandemia, por në rang vendi ky testim nuk ofrohet ashtub sic duhet. Një grua shtatzënë dueht të për të mos e trasmetuar sëmundjen HIV te fëmija i ardhshëm, si dhe për sëmundje të tjera që transmetohen me rrugë vertikale. Kjo duhet të ndodh që ne të mos kemi më fëmijë të infektuar.
5.Z. Harxhi, pacientët me HIV a paragjykohen dhe diskriminohen nga shoqëria?
Për fat të keq edhe pse kanë kaluar disa dekada nga fillimi i kësaj pandemia kjo sëmundje vazhdon të jetë shumë stigmatizuar dhe diskriminuar dhe kjo ka pasojat e veta e lidhur me cilësinë dhe kujdesin, i cili nuk është vetëm kujdes mjekësor por edhe sociale.



