Hetuesit e BKH, 35 kandidatët testohen nga “makina e së vërtetës”

Hetuesit e BKH, 35 kandidatët testohen nga “makina e së vërtetës”

Kandidatët për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit po i nënshtrohen testit të fundit, atij të poligrafit apç njihet ndryshe makina e së vërtetës. Poligrafit do t’i nënshtrohen 35 kandidatët që pak ditë më parë kaluan fazën e intervistimit. Kandidatët e BKH kanë bërë gjithashtu edhe deklarimin e pasurisë së tyre dhe familjarëve të tyre online, ndërkohë që iu dha një kohë e konsideruar si e mjaftueshme për të dorëzuar dokumentacionin e shkruar.

Deklaratat e pasurisë së tyre janë verifikuar nga një komision në të gjitha institucionet, i ngjashëm me Vettingun. Sakaq testi i poligrafit është faza e fundit që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e Komisionit.

Gara për përzgjedhjen e hetuesve të BKH u hap më 8 shtator të këtij viti, ditën kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, dhe drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja. Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme.

Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit). Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente.

Për përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryhen 5 teste përzgjedhjeje, sipas kategorive: Arsyetimi logjik, test që mat aftësitë e kandidatit në lidhje me të menduarin kritik, ku përfshihet përpunimi i fakteve, nxjerrja e përfundimeve dhe arsyetimi abstrakt; Testi i aftësisë fizike, që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km; Shkrimi i eseve, test që mat aftësitë e kandidatit për të shprehur ide me shkrim dhe saktësinë ortografike, gramatikore, formatin, prezantimin dhe sa i është përmbajtur kandidati pyetjes; Intervista e strukturuar, test që mat aftësinë e kandidatit për të shprehur verbalisht ide, për të shprehur vlerat e tij/saj profesionale dhe për të dhënë zgjidhje për probleme që kanë lidhje me punën, si dhe testi i poligrafit; Procesi i verifikimit, kandidati për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë në verifikimin e pasurisë dhe figurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy