Një masiv i madh bore shkëput nga çatia në një stacion treni në Moskë (VIDEO)

Një masiv i madh bore shkëput nga çatia në një stacion treni në Moskë (VIDEO)

Moska ka përjetuar ditët e fundit rënien më të madhe të dëborës në 100 vite, duke regjistruar 45 cm dëborë mes të shtunës dhe të hënës.

Ndërkohë për shkak se nga sasia e borës së rënë, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur një pjesë e madhe e borës që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një orteku është përplasur mbi një tren gjatë ndalimit të tij në një stacion hekurudhor.

Incidenti ndodhi në stacionin e trenit Kapotnya në Moskë, kryeqytetim Rus. 

Videoja tregon momentin kur një masë e madhe bore shkëputet papritur nga një çati kur treni vjen në stacionin, dhe bie sipër vagonave.

Për fat të mirë, askush nuk ishte pranë ku ajo u shkëput, por disa pasagjerë që prisnin të hipnin në tren dhe lëvizën menjëherë për të shmangur ndonjë goditje.

Dyert e trenit nuk kishte hapur ende kështu që askush në bord nuk u prekur duke mos pësuar asgje asnjë prej pasagjerëve të trenit.

Menaxherët e linjës së qendrës së Moskës, kanë konfirmuar se nuk ka udhëtarë apo anëtarë të stafit që janë lënduar nga incident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy