
Pashuk Pjetraj violinist dhe Xhuli Pjetraj këngëtare, të ftuar në “Zgjohu me MCN” kanë treguar për duetet e tyre dhe bashkëpunimin si babë e bijë.
Xhuli tregon se ka nisur të këndojë që në moshën 5 vjeçare, por vetëm kohët e fundit ka lindur bashkëpunimi me babain e saj pasi fillimisht ajo nuk e ka përkrahur shumë muzikën popullore dhe pse tani e ndjen veten shumë mirë aty.
Bashkëpunimi në skenë me babin ka ardhur krejt spontanisht. Babi është marrë tërë jetën me muzikën popullore, ndërsa unë vetëm kohët e fundit, por në momentin kur kuptova se muzikën popullore mund ta bëj dhe njerëzit e pëlqejnë më pëlqen ta bëj sepse në fillim e kisha pak si kompleks.
Dalja ime e parë në X Faxtor ka qenë e mbushur me shumë emocione. Prindërit i kam pasur gjithmonë mbështetje. Sa i përket këngës popullore duke qenë se babi në kohën e lirë në shtëpi luan violinë ma ka injektuar.
Për ta kthyer në profesion muzikën po bëj 12 vite që kam punuar me muzikën live. Edhe fakti që jam bërë pjesë e band-it të Aurela Gaçes ka qenë rastësi, por të punosh me të është si një shkollë më vete, çdo fjalë e Aurelës për mua ka qenë leksion.
Nga ana e tij babai ka thënë se është munduar që fëmijët e tij të lërë të lirë për të bërë zgjedhjet e tyre dhe të ndjekin pasionet.
Fillesat janë si të thuash arti është pasion ai të bënë të ecësh përpara dhe Xhuli e ka pasur që në vegjëli. Ka kënduar që në moshën 5 vjeçe se dhe unë jam marrë me këngën e vjetër popullore shkodrane.
Jam munduar me të gjitha mënyrat e mundshme që fëmijët e mi të ecin me pasionet e veta.



