Në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama komentoi hetimet që po kryen SPAK ndaj AKSHI dhe ish-drejtores Mirlinda Karçanaj, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.
Rama theksoi se çdo person ka të drejtën të konsiderohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë së tij.
Analisti Pano Soko, në studion e MCN Live, shprehu habinë e tij mbi mbrojtjen që Rama i bën Karçanajt, duke thënë se nuk mund të mbrosh një person që akuzohet për organizatë kriminale, teksa theksoi se ajo që Rama bëri sot ishte ti hapte luftë SPAK-ut dhe GJKKO-së.
Sot pash që Rama ka hallin e vetë. Të dalësh dhe të mbrosh Mirlinda Karçanaj kur ty aty të ka dalë jo vetëm vjedhje dhe rrëmbim, por të kanë dalë këto nga shteti, nga AKSHI dolëm te Durana Park, parajsë fiskale për paratë e rrëmbyera nga AKSHI.
Po bëjnë kompani tani për paratë e AKSHI-t dhe të dalësh ti dhe të mbrosh Mirlinda Karçanaj nga akuza të korrupsionit se di çfarë halli ka. Të dalësh dhe të vësh fytyrën e shtetit tënd për të mbrojtur Karçanaj që akuzohet për organizatë kriminale, se di si e merr mundimin, kur të kanë dalë tendera, vjedhje.
Rama sot i ka shpallur luftë të hapur SPAK-ut dhe GJKKO-së. Nuk ka lidhje reforma në drejtësi si reformë në tërësi, por ka lidhje me atë që po bënë SPAK dhe Rama sot ka dalë me të gjitha armët e veta duke i thënë unë kam qeverinë dhe parlamentin. Rama do ta luftojë SPAK-un.



