Morën nipin 3 vjeç dhe nuk e kthyen te nëna/ Arrestohet gjyshi në Durrës. Në kërkim gjyshja me të miturin

Morën nipin 3 vjeç dhe nuk e kthyen te nëna/ Arrestohet gjyshi në Durrës. Në kërkim gjyshja me të miturin

Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për gjetjen e një fëmijë tre vjeç, teksa dy gjyshërit e kanë marrë atë për të mos e kthyer më te e ëma.  

Siç njofton korrespondentja e MCN nga Durrësi, merret vesh se gjyshi R.GJ., është vene ne pranga pasi nuk tregon ku ndodhet fëmija.

I vogli ka humbur të atin një vit me pare ne një aksident automobilistik dhe jetonte me nenën e tij.

  Burime nga policia e Durrësit thonë se prej katër ditësh vijojnë kërkimet për të gjetur djalin 3 vjeçar, por nuk është bërë e mundur akoma lokalizimi i tij. 

 Katër ditë me parë, Rexhepi dhe bashkëshortja e tij e kanë marr si çdo jave nipin e tyre për ta mbajtur për disa ore ne familjen e tyre siç bënin zakonisht, por këtë radhe nuk e kane kthyer më te nena e tij.

Kjo e fundit ka pritur disa ore dhe i ka mare ish-vjehrrin në telefon por telefoni ka qenë i fikur.

Në këto kushte e reja i drejtohet policisë për të bërë denoncim.

Policia ka nisur hetimet. Ka arritur të gjej gjyshin po jo fëmijën dhe gjyshen.

Fillimisht Rexhepi ka deklaruar se fëmija ndodhet ne Kukës te disa të afërm por policia e Kukësit nuk e ka gjetur atë.

Me pas Rexhepi ka refuzuar të bashkëpunoj me policinë. Dyshohet që fëmija të jetë larguar jashtë vendit, ndërsa policia e Durrësit ka kërkuar nga pikat kufitare që të jenë më të vëmendshme.

Nena e fëmijës thotë se është e shqetësuar për te vogëlin e saj. " Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën te shkonte te gjyshërit e tij",- ka deklaruar nëna e djalit 3 vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy