Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak Durrës, Joni Myshketa, thotë se situata e krijuar sot në Durrës nga reshjet mund të ishte parandaluar. Në një lidhje Skype me MCN, Myshketa tha se përmbytja e rrugëve ka ardhur si pasojë e mospastrimit të kanalizimeve dhe pusetave.

Përmbytjet kanë qenë në një situatë tejet alarmante. Situata ka qenë në degradim e sipër. Disa nga akset kryesore të qytetit janë bllokuar. Në shëtitoren “Taulantia”, rruga ka qenë e pakalueshme. Në lagjen 17 dhe 18 ka qenë situatë dramatike. Prindërit e kanë pasur të pamundur të merrnin fëmijët nga shkolla. Është një situatë e përsëritur. Shiu nuk parandalohet as frenohet. Por situata të tilla po. Duke marrë masat e nevojshme që situata të tilla të mos kthehen në penalitet për qytetarët. Kemi mungesë të pastrimit të kanalizimeve, pusetave etj. Ne i kemi denoncuar herë pas here në mënyrë që të mos ndodhin gjëra të tilla. Fondet e emergjencës mund të jenë të pamjaftueshme kur situata bëhet e tillë. Ne duhet ta prandalojmë situatën. Ne nuk shkojmë te mjeku vetëm kur jemi sëmurë. Ne duhet të mbajmë një regjim, që t’u paraprijmë gjërave para se të ndodhin.

Alarmant është keqmenaxhimi i fondeve të qytetarëve të Durrësit. Ju me të drejtë përmendni fondin e emergjencës. Po si qytetar nuk në duhet fare ky fond nëse më dëmtohet biznesi e shtëpia. Situata është e qartë që nuk është menaxhuar në mënyrën e duhur.