Hafizi: Nisma për minimumin jetik, 500 mijë shqiptarë përfitojnë nëse miratohet

Hafizi: Nisma për minimumin jetik, 500 mijë shqiptarë përfitojnë nëse miratohet

Në një nga seancat e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, dy deputetët e partisë së re, LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, paraqitën në në Kuvend një nismë ligjore për përcaktimin e minimumit jetik për familjet e varfëra në Shqipëri. Deputetja Hafizi thotë se miratimi i kësaj nisme bën që të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë. Gjatë një bisede në TEMA TV, Hafizi tha se në Shqipëri nuk ka ende një nivel të përcaktuar të minimumit jetik. Deputetja e LIBRA-s u shpreh se vlerësimi i minimumit jetik duhet të bëhet nga organet përkatëse, për të ndikuar më pas në një sërë ligjesh. Qëllimi i nismës është t’i shërbejë hartimit të politikave sociale më efektive.

“Ka një studim të Avokatit të Popullit për vlerën e minimumit jetik. Rreth 160 mijë lekë të reja për person. Kjo nuk mund të merret si bazë zyrtare, pasi vlerësimi duhet të bëhet nga organet përkatëse. Por ky është një tregues se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë nën minimumin jetik. Ka një tërësi ligjesh të cilët preken nga koncepti dhe vlera e minimumit jetik. Nisma jonë ligjore është hartuar në bashkëpunim me specialistë të fushës”, tha Hafizi.

Sipas deputetes, kjo nismë mbështetet mbi dy shtylla kryesore.  

“Ka dy shtylla: llogaritja dhe njohja e minimumit jetik. Të llogaritet nga qeveria dhe të njihet nga Parlamenti përmes një debati të hapur me qytetarët. Shtylla tjetër është që kjo vlerë të merret si indikator për politikat sociale. Këto të fundit sot janë shumë kaotike. Kemi disa ligje që nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën. Arsyeja është sepse minimumi jetik nuk ka qenë si objektiv deri tani. Në rast të kundërt, politikat sociale do të kishin qenë shumë më efektive”, tha ajo.

Hafizi theksoi se impakti i kësaj nisme do të jetë pozitiv në terma afatgjatë.

“Në momentin që shteti të njohë minimumin jetik, gjithçka do të nisë të stabilizohet. Do të jenë rreth 500 mijë shqiptarë që do të përfitojnë. Do të ketë impakt jo vetëm në sektorin publik, por edhe atë privat”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy