Gjin Guri, i plagosur në atentatin e mbrëmjes së sotme në Dukagjin është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve në Shkodër, ai ka marrë tre plumba në këmbë dhe një në kokë, ndërsa ka nevojë për mjekim të specializuar.
Ndërkohë, në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



