Rreth 250 punonjës policie nën hetim/ Dyshime për përfshirje në vepra të ndryshme penale (VIDEO)

Rreth 250 punonjës policie nën hetim/ Dyshime për përfshirje në vepra të ndryshme penale (VIDEO)

Rreth 250 efektivë mes tyre edhe drejtues të kupolës së Policisë së Shtetit janë vënë nën hetim nga SPAK dhe prokuroria e shkallës së parë.

Për një pjesë hetimet janë mbyllur dhe një pjesë e madhe janë në fazën e verifikimeve paraprake.

Korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, pjesëmarrje në grupe kriminale, nxjerrje e sekretit hetimor, lejim i kultivimit të kanabisit, fshehje e provave, gjobvënie dhe përfshirje të tendera të dyshimtë.

Janë këto disa nga akuzat për të cilat po hetohen një numër jo i vogël i zyrtarëve të policisë së shtetit si dhe efektivë të rolit bazë.

Krimi me uniformë policie ka zënë një pjesë të madhe të punës, jo vetëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore por edhe të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe prokurorisë së shkallës së parë.

Brenda një viti, mësohet se në sirtaret e prokurorisë ndodhen për t’u hetuar dhe një pjesë në faze verifikimi rreth 250 oficerë policie si dhe punonjës të rolit bazë.

Burime për MCN bëjnë me dije se për një pjesë, hetimi ka përfunduar dhe dosjet janë gati për gjykim, por shumë prej tyre janë në fazën e verifikimit. Shumë prej rasteve janë adresuar në prokurori pas indicieve dhe kallëzimeve të bëra nga vetë agjencia e ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Por jo vetëm kjo. Një numër i madh i zyrtarëve të policisë janë zbuluar nga hetimet proaktive të Prokurorisë së Posaçme që kanë të bëjnë me përgjimet, siç është edhe rasti i fundit në Shkodër, i përfshirjes së shefave të policisë në grupet kriminale.

 Kjo natyrë e përfshirjes në krim kërkon edhe kohën më të gjatë për t’u hetuar.

Vetëm në gjashtë muaj 188 efektivë policie dhe 3 punonjës të Gardës së Republikë janë vënë nën hetim. Efektivët dhe gardistët dyshohen për shpërdorim detyrë e korrupsion, por edhe për vepra të tjera penale.

Numrin më të mëdha të efektivëve të akuzuar e kanë ata të përfshirë në korrupsion dhe lejimin e kultivimit të kanabisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy