Basha: Manjani theu kodin e heshtjes dhe u shkarkua nga Rama

Basha: Manjani theu kodin e heshtjes dhe u shkarkua nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një deklaratë për mediat Basha tha se Manjani konfirmoi denoncimet e opozitës për kapjen e shtetit nga krimi dhe sipas tij thyerja e kodit të heshtjes i kushtoi dhe karrigen e Ministrit.

"Mananji u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë nga qeveria , për drogë, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama dhe tenderave dhe korruptiosni.t Manjani theu kodin e heshtjes" deklaroi Basha. 

Nga selia blu, Basha hodhi akuza të ashpra në drejtim të qeverisë Rama duke theksuar se është futur në krim dhe korrupsion

"Klanet kriminale me përfaqësues Saimir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisjes. Deklarata e Manjanit është konfirmim i të vërtetave që ka thënë opozita për tre vite. Lidhjet e qeverisë me drogën dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi dhe një ministër, madje kumbari i 1 prillit, Lefter Koka.", deklaroi kreu i PD.

Rama tha Basha ka ngritur aleancë të krimit, dhe kjo u provua me shkarkimin e Manjanit. Sipas kryedemiokratit Rama është peng i krimit kurse Meta peng i tij.

“Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike, pasi ai ka ngritur një aleancë kriminale dhe pushtetin e mban në këmbë më anë të krimit dhe parasë. Me shkarkimin e Manjanit u provua se Rama është peng i krimit kurse Ilir Meta është peng i tij. Pengjet e tyre nuk mund të luftojnë korrupsionin dhe zgjedhja është largimi i tyre’- tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy