Berisha: Pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë! Përpjekje për të stisur përballje mes votës së lirë dhe bllofit

Berisha: Pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë! Përpjekje për të stisur përballje mes votës së lirë dhe bllofit

Nga qyteti i Elbasanit, ish-Kryeministri Sali Berisha, ka uruar që për shqiptarët Dita e Verës të sjell ndërrimin e madh që shqiptarët presin me padurim.

Uroj që kjo ditë të sjellë ndërrimin e narkoshtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor. Urim të përzemërt kam për ata qindra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve të vendit, për të protestuar kundër një politike të pashpirt, e cila përdor hijet e luftës në Ukrainë, si pretekst për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj dhe sipas tij, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë.

Nuk mbroj asgjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe bllofit, por atyre që bëjnë këtë do ju lëmë bllofin në dorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy