Trashëgimia e fshehur naziste e lideres së ekstremit të djathtë të Gjermanisë

Trashëgimia e fshehur naziste e lideres së ekstremit të djathtë të Gjermanisë

Bashkëdrejtuesja e Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila i përket spektrit të së djathtës ekstreme, Alice Weidel, pëlqen të flasë për të kaluarën e Gjermanisë, por ajo ka folur më pak për atë të familjes së saj.

Një investigim i gazetës “Welt am Sonntag”, duke u mbështetur në dokumente të gjera nga arkivat gjermane dhe polake, zbulon se gjyshi i Weidel Hans Weidel ishte një gjykatës nazist, i emëruar drejtpërdrejt nga Adolf Hitleri, përgjegjës për dënimin e kundërshtarëve të Rajhut të Tretë.

Ndërsa historia e Weidels nuk është unike në një vend ku e kaluara naziste prek pothuajse çdo familje, këto zbulime janë të rëndësishme duke pasur parasysh pozicionet e AfD-së mbi përpjekjet e Gjermanisë për të shlyer veprimet e gjeneratave të mëparshme.

Përmes një zëdhënësi, Weidel tha se nuk kishte njohuri për të kaluarën naziste të gjyshit të saj. “Për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, nuk ka pasur asnjë kontakt me gjyshin, i cili ka vdekur në vitin 1985 dhe as ai nuk ka qenë temë bisede në familje”, tha zëdhënësi. 

Pavarësisht radikalizmit të saj të hapur dhe paralajmërimeve nga autoritetet se është një organizatë ekstremiste, AfD është rritur në popullaritet. Në shtator, ajo arriti fitoren më të rëndësishme elektorale për të djathtën ekstreme që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kapur fitoren e saj të parë në zgjedhjet rajonale. Tani, me Alice Weidel si kandidaten kryesore, AfD po përgatitet të shtyjë axhendën e saj nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme federale.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy