Mërtiri: SPAK po 'i bie në qafë' Veliajt, por dikur i binin qytetarëve të thjeshtë. Ky është revolucion për ne

Mërtiri: SPAK po 'i bie në qafë' Veliajt, por dikur i binin qytetarëve të thjeshtë. Ky është revolucion për ne

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për krijimin e një skeme korruptive që përfshinte kompani, organizata joqeveritare të lidhura me bashkëshorten dhe një grup biznesmenësh pranë tij.

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN tv, komentoi zhvillimet rreth hetimeve, duke i krahasuar me praktikat e mëparshme të sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se, ndonëse SPAK po kritikohet për shkelje të mundshme të të drejtave të Veliajt, ky është një përparim i madh krahasuar me të kaluarën.

Ata kanë përgjime, kanë prova dhe deri tani nuk kemi parë diçka të tillë të dalë në publik në këtë nivel. Unë pres që, të paktën, t’i japim vlerësimin e duhur kësaj prokurorie.

Kemi një dallim të madh, ndonëse mund të duket i padrejtë, sot SPAK po ‘i bie në qafë’ Erion Veliajt, ndërsa prokuroritë e mëparshme u binin në qafë qytetarëve të thjeshtë.

Ky është një revolucion për ne. Të shkelen të drejtat e një njeriu me pushtet si Veliaj? Kjo më parë ishte e paimagjinueshme.

Unë nuk jam për shkelje të të drejtave, por duhet të kuptojmë ndryshimin e madh mes asaj ku ishim dhe ku jemi sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy