I iku policisë shqiptare, greku kapet në Argos me 78 kg kanabis

I iku policisë shqiptare, greku kapet në Argos me 78 kg kanabis

Një shtetas grek është kapur nga policia e vendit të tij pas sinjalizimit të homologëve shqiptarë të policisë kufitare në Kapshticë. Shtetasi grek, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur është kapur dje në një fshat 12 km brenda kufirit të shtetit fqinj, ku kishte hyrë pasi kishte kaluar kufirin në Devoll.  

Njoftimi i policisë

Më datën 25.11.2016 në orët e mbrëmjes mjetet speciale të vëzhgimit të instaluara në kufirin e gjelbër nga ana e Policise Kufitare Kapshticë, në rajonin e piramidave 43-44 (fshati Ponçarë-Devoll) transmetuan sinjalin me foto ku tregohej një shtetas i paidentifikuar dhe 2 kafshë dore që dallohej se ishin të ngarkuara me thasë duke lëvizur në drejtim të shtetit grek.

Pas sinjalit të dhënë, u njoftua menjëherë Patrulla e Policisë Kufitare dhe u orientua për të shkuar në drejtimin e dhënë. Njëkohësisht Shefi i Sektorit të Kufirit Korçe ka komunikuar me telefon me homologun e Policisë Greke, duke i shpjeguar dhe orientuar për situatën konkrete. Nga ana e Patrullave të Policisë Kufitare të Kapshtices ka vijuar ndjekja e tyre, ndjekje e kryer në kushte te errësirës së plote dhe mjegullës së dendur.

Nga komunikimi i vazhdueshëm me homologët e policisë greke, Policia Kufitare Kapshticē u informua se rreth orës 04.30, në afërsi të fshatit grek Argos, rreth 12 km në brendësi të kufirit, forcat e policisë greke kanë kapur një shtetas grek me 4 (katër) thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 78 kg. Nga tërësia e veprimeve rezulton se lënda narkotike e kapur ka lidhje të drejtpërdrejtë me informacionin e shkëmbyer mes Policisë Kufitare të Kapshticës dhe asaj Greke. Për sa më lart, homologët e policisë greke shprehën falenderim për bashkëpunimin e mësipërm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy