Pas dështimit të negociatave mes maxhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e dy negociatorëve McAllister dhe Fleckenstein, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po zhvillojnë një takim në zyrën e këtij të fundit.
Dy aleatët më të mëdhenj në qeverisjen e majtë po takohen në kryesinë e Kuvendit dhe mendohet se në qendër të diskutimit do të jetë situata politike.
Mbrëmjen e kaluar, pas dështimit të negociatave me opozitën, Rama u shpreh se mbetet i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për vetingun. Ndërsa kreu i PD-së, Basha fajësoi Ramën për dështimin e negociatave dhe ripërsëriti se qeveria teknike mbetet kusht i panegociueshëm.
I vetmi që nuk ka shprehur asnjë qëndrim në lidhje me dështimin e negociatave ishte kreu i LSI-së, Meta.



