Kanadaja liron me kusht vajzën e themeluesit të Huawei-t

Kanadaja liron me kusht vajzën e themeluesit të Huawei-t

Drejtësia kanadeze i ka dhënë lirinë me kush vajzës së themeluesit të “Huawei”-t.

Sipas mediave amerikane, një gjykatës caktoi shumën 10 milionë dollarë kanadezë (7.5 milionë dollarë amerikanë) si garanci.

Meng Wanzhou, menaxherja financiare 46-vjeçare e gjigantit kinez të telekomunikacionit dhe vajza e themeluesit të tij, duhet të mos largohet nga zona e Vankuverit.

Ajo ka dorëzuar pasaportën dhe është e detyruar të mbajë një pajisje GPS.

Wanzhou u arrestua një javë më parë për shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit nga ana e kompanisë Huawei.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy