Kallas: S’ka rrugë të shkurtër për integrimin në BE. Reformat janë të vështira  

Kallas: S’ka rrugë të shkurtër për integrimin në BE. Reformat janë të vështira  

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama se nuk ka rrugë të shkurtër për integrimin e Shqipërisë në BE, përveç performancës në reforma, të cilat janë të vështira. 

"Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, së bashkë me mbështetjen për Ukrainën, tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE-së. Ju jeni të dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon, për të patur një mjedis të sigurt në Bosnjë Hercegovinë. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët. Jemi të angazhuar për të fuqizuar marrëdhënien me Shqipërinë.

Një nga angazhimet e para ka qenë nënshkrimi i partnerit për sigurinë. Do lançojmë dialogun e parë Shqipëri-BE për sigurinë dhe mbrojtjen. Po e thellojmë bashkëpunimin në sektorin e sigurisë.  BE ka ofruar 13 milionë euro financime për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri.

Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në anëtarësimin në BE, përveç performancës në reforma, dhe reformat janë të vështira. Hekurudha mes Portit të Durrësit dhe Rrogozhinës është pjesë e Korridorit 8, do sjellë më shumë vende pune, tregti, dhe do ta lidhë më shumë Shqipërinë me fqinjët dhe BE-në. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë s’mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve".

Rama tha se ka një plan të negociuar me BE-në për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027. 

Kreu i qeverisë tha se plani është për një dy vjeçar ratifikimesh Shqipëri-BE, që konkludon me integrimin e Shqipërisë në BE në 2030-ën.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy