Kreu i Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmit se Samiti që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë është një nga elementet më të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë në Ballkan.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Mustafa tha se Vuçiç është një njeri që prodhon kriza dhe se Serbia është peng i politikave të tij nacionaliste të mbartura që nga 1990.
Më tej, Mustafa theksoi se Rama dhe Osmani duhet të ngrenë çështjen e luginës së Preshevës.
Vuçiç është njeri i dramave, krizave që i prodhon dhe i menaxhon vet dhe Serbia është peng i politikave të tij nacionaliste të mbartura që nga 1990. Pati një trysni të BE për një samit që po mbahet në BP dhe është një nga eventet më të rëndësishme të politikës dhe të diplomacisë në Ballkan.
BE dhe PE e ka bërë të qartë që Serbia duhet të zgjedhë rrugën e saj drejt BE dhe të rikonfirmojë përkushtimin sa i përket BE. Fondet e BE nuk do të jenë të qasshme nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë. Patur këtë parasysh dhe ngjarjet që kanë ndodhur me dialogun kjo do të jetë një nga mbledhjet (në kuptimin diplomatik) më të rënda për Serbinë dhe Vuçiç.
Në këtë rast është rast i jashtëzakonshëm që dhe Shqipëria dhe Kosova të ngrenë dhe respektimin e të drejtave të pakicave, të drejtat e njeriut. Inkurajoj dhe kryeministrin Rama dhe presidenten Osmani që të ngrenë çështjen e luginës së Preshevës si çështje shqetësuese, që do duhet të zgjidhej. Për ne është e rëndësishme përkushtimin i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe adoptimi i vlerave më të larta.
Pres që dhe si në të kaluarën që shumë vende të kenë qëndrime neutrale. Shtet më kryesore si Gjermani dhe Francë të ketë një qëndrim më të fortë sa i përket perspektives evropiane që i ofrohet vendeve të Ballkanit . Deri në mars të vitit të ardhshëm të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.



