Duke folur për rastin e Antoneta Sevdarit, ku Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje nga KPA në rastin e shkarkimit të saj, analistja Anduena Llabani tha që procesi i Vetingut mund të kthehet në bumerang. Duke folur në MCN Live Llabani tha se mund të kemi një kthim të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në detyrë, dhe mund të fitojnë dëmshpërblime.
Me znj. Sevdari ka bërë precedentin e parë të kthimit të një çështje për rishqyrtim nga KPA dhe KPK. Nëse u morën vendimet e para si një shembull për gjithë vendimet e tjera...Kur pyesim individët që sot janë kthyer si avokatë, apo ushtrojnë profesione të tjera se si do shkojë, të gjithë i janë drejtuar Strasburgut, nuk është vetëm Sevdari që i është drejtuar Strasburgut. Mbase Sevdari ka pasur një mbrojtje më të mirë juridike, ose vërtet përbën një histori të paprecedentë në historinë shqiptare të Vetingut. Gjykata e Strasburgut tha se do të presim deri në fund procesin e Vetingut, pasi me kaq shumë kërkesa për rishqyrtim duket sikur procesi i Vetingut do të marrë një katapultim tjetër.
Do kthehet në një bumerang një proces i tillë, pasi pjesa më e mirë e prokurorëve dhe gjyqtarëve...Të gjithë i janë drejtuar Strasburgut. Ose do të ndodhë një kolaps me këtë gjë, sepse Strasburgu s’ka marrë përsipër të shqyrtojë deri në përfundim të Vetingut. Ata kanë marrë informacion që procesi është drejt fundit dhe me shumë gjasa ky proces do kthehet në bumerang, dhe mund të kemi një kthim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, dhe do ketë edhe dëmshpërblime. Njerëzit duhet të dinë Antoneta Sevdari shkeli atje ku s’duhet prandaj u shkarkua, apo vërtet nuk e justifikonte pasurinë. Unë di që janë më shumë se 100 prokurorë dhe gjyqtarë që kanë paraqitur kërkesë në Strasburg.
Gjykata e Strasburgut do krijojë një precedent me një çështje dhe ashtu do të vazhdojë njësoj për të tjerat. Strasburgu do ketë dy alternativa, ose do ta shpallë Vetingun të ligjshëm ose të paligjshëm. Nëse shumica do jetë me Sevdarin dhe Canin, nuk mund të jetë i ligjshëm. Nëse do kemi kolaps të këtyre vendimeve, atëherë do shikojmë që Vetingu në Shqipëri ka qenë i dështuar.



