
Komisioni i Zgjerimit në BE Johannes Hahn, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, ku kanë folur për rrugën që e pret Shqipërinë për integrimin në BE. Ai bëri thirrje që institucionet mos humbasin asnjë ditë. "Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet".
Komisioneri Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera, por kërkoi që të avancimi me zbatimin e reformave të mos ndalet aspak, madje të shtohet edhe më shumë ritmi.
"Nuk ka kushte të tjera, por bëhej fjalë për një proces analitk që ka ndodhur dhe do ndodhë me të gjitha vendet që synojnë uintegrimin në BE. Procesi i vetingut ishte një elemtë thelbësor në kuadër të fushës të së drejtës. Është vetëm një pjesë e mozaikut, ka shumë të tjera të kryejmë një process gjithëpërfshirës të të gjithë situatës ku qëndron vendi. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës që ta krahasojmë me legjislacionin tonë. Të shohim standardet për nisjen e negociatave. Sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave. Mos humbisni asnjë ditë, është vetëm 1 vit kohë. Njerëzit janë me pushime, jo institucuionet", deklaroi Hahn.
Komisioneri gjatë fjalës së tij theksoi se të gjitha arritjet janë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët. Sipas tij reforma në drejtësi shihet si model dhe duhen rezultate pozitive që të shërbejne si shembull për të tjerët. Më tej ai tha se kjo ka të bëjë edhe me rezultate të prekshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë dhe luftën kundër drogës që ti hapet rruga bisedimeve.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se ishim në një betejë të madhe politike, publike, në ethe kombëtare do të ketë apo jo veting.
“Ishim në një betejë të madhe politike, publike. Në ethe kombëtare do të ketë apo jo veting, Sot ne po shikojmë pastrim të përditshëm dhe brutal të pallait të drejtësisë. Nëse e shohim se ku do të jemi një vit më vonë, është e pamjaftueshme. Morëm vlerësim të merituar. Nuk do ishin afruar kurrë Franca dhe Holanda nëse nuk do ishte ky rezultati”, tha kreu i qeverisë.



