
Afrik Krasniqi, kreu i ISP tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nuk janë marrë masat e duhura për të parandaluar krimin zgjedhor.
Sipas Krasniqit, individët që kontrollojnë territore të caktuara kanë vendosur njerëzit e tyre në listat e partive.
Po ashtu Krasniqi tha se asnjë nga partitë politike nuk ka një program të vetin elektoral.
Asnjë nga partitë nuk ka një program elektoral. Apo nuk ka një miratim të programit në konventat dhe kuvendet dhe koha e mbetur në dispozicion për ta bërë këtë gjë është shumë e shkurtër. Duke parë që listat e kandidatëve po hartohen në minutat e fundit dhe liderët politik po tregojnë që shumica nuk janë individë të karrierës politike, pra nuk janë aty për shkak të meritokracisë.
Duhet të ishte fushatë krejt ndryshe edhe për shkak të kritikave të ODIHR në dy zgjedhjet e fundit. I gjithë shteti është në fushatë elektorale. Ka humbur sensi i instancës së burimeve shtetërore nga burimet publike.
Mendoj që jo, mendoj që individët e fortë, ata që quhen kontrollues të territoreve të caktuara kanë deleguar njerëz të familjes së tyre në listat e partive politike dhe ndryshimi i qasjes së krimit, nga një krim ordiner me muskuj me forcë me armë ka kaluar në njëlloj përfshirje në sistem shkrirje në sistem. E bën më të vështirë zbulimin, por bën dhe më të rrezikshëm më ndikues në vendimmarrjen politike.



