Drejtuesi i VV në Tiranë, Boiken Abazi, zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës e sheh si një model që shumë shpejt do të vijë edhe në Shqipëri.
Në një intervistë për MCN, Abazi ka thënë se është i pashmangshëm ndryshimi.
Ai ka folur për herë të parë edhe për kërkesën e KQZ për hetim të thelluar për pastërtinë e figures së tij, ndërsa thekson se politika nuk duhet të jetë çështje parash.



