Gjyqtarët francezë shtynë sot gjyqin për korrupsion të ish-presidentit Nicolas Sarkozy deri më 26 nëntor për të vlerësuar shëndetin e njërit prej të pandehurve të tij.
Sarkozy duhej të dilte sot në gjyq për ryshfet në tentativë ndaj një gjykatësi.
Ish-presidenti, së bashku me avokatin e tij Thierry Herzog dhe gjyqtarin Gilbert Azibert, janë akuzuar për korrupsion.
Avokati i Azibert kërkoi që gjyqi të pezullohej sepse klienti i tij rrezikonte të infektohej me Covid-19, pasi kishte dhe probleme zemre.
Megjithëse Sarkozy nuk do të jetë kreu i parë modern i shtetit francez në bankën e të akuzuarve - paraardhësi dhe mentori i tij politik Jacques Chirac u dënua për përvetësim. Sarkozy është i pari që përballet me akuza korrupsioni.
Sarkozy është përpjekur për gjashtë vjet ta mbyllë këtë çështje, duke denoncuar "një skandal që do të hyjë në histori".



