Kreditë për biznesin e madh, si ndahet fondi i garancisë shtetërore

Kreditë për biznesin e madh, si ndahet fondi i garancisë shtetërore

Qeveria do të mbështesë biznesin e madh me një fond prej 11 miliardë lekësh, për të tejkaluar vështirësitë që ka shkaktuar situata e pandemisë.

Fondi do të shërbejë si garanci për kreditë që bankat e nivelit të dytë do t’u japin biznesve për të mbuluar pagat e 3 muajve për punonjësit.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, fondi i garancisë shtetërore ndahet në mënyrë të tillë sipas bankave:

Raiffeisen Bank – 1 900 000 lekë

Banka Tirana – 600 000 000 lekë

Banka Union – 600 000 000 lekë

Banka Intesa San Paolo – 900 000 000

Banka Kombëtare Tregtare – 1 900 000 000

Banka OTP – 1 100 000 000

Banka Procredit – 400 000 000

Banka Alpha Albania – 700 000 000

Banka Amerikane e Investimeve  - 500 000 000

Banka Credins – 2 000 000 000

Banka e Bashkuar e Shqipërisë – 100 000 000

Banka e Parë e Investimeve Albania – 300 000 000

Marrëdhënia mes kredimarrësit (biznesi) dhe kredidhënësit (banka) rregullohet nëpërmjet një marrëveshjeje, e cila parashikon që shteti të bëjë rolin e garantit.

Në këtë marrëveshje, shteti përfaqësohet nga Ministria e Financave.

Ministri i Financave ngarkohet për nënshkrimin e marrëveshjeve të garancisë me secilën nga bankat e nivelit të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy