Cili prej dy kuvendeve është legjim? Babaramo: Të dyja. Këlliçi: Data 18 dhjetor është bllof

Cili prej dy kuvendeve është legjim? Babaramo: Të dyja. Këlliçi: Data 18 dhjetor është bllof

Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka ngritur pyetjen se cili prej dy kuvendeve që pritet të mbahen në Partinë Demokratike, është legjim?

I pari që mori fjalën ishte Ilir Babaramo i cili u shpreh se të dy janë sepse sipas tij në statut ka katër mënyra se si thirret kuvendi, edhe kryetari me kryesinë edhe ¼ e anëtarësisë.

Të dy janë, sepse në statut ka katër mënyra se si thirret kuvendi, edhe kryetari me kryesinë edhe ¼ e anëtarësisë. Të dyja janë. Të dy, Basha dhe Berisha,  nuk duan të bashkëjetojnë më, kanë vendosur të bëjnë luftën finale dhe është gjëja më e mirë që po bëjnë. Kjo zgjidhet me vota.

Ndërsa Belind Këlliçi sqaroi se kush do të shkojë në datën 18, nëse vijnë në 11. Ai u shpreh se data 18 është bllof, është kërkesë për ideal.

Nëse vijnë në datën 11, kush do të shkojë në datën 13? Nëse plotësohet kuorumi, data 18 është bllof, është kërkesë për ideal. Në Kuvendin e datës 11 do të shihni Kuvend të mrekullueshëm, transparent, mediat do të jenë të ftuara. Është Kuvendi i parë në 30 vjet që thirret nga delegatët dhe meriton të trajtohet me respektin më të madh

Pjesë e bisedës u bë edhe Topalli e cila teksa ironizoi kreun e PD se nuk di matematikë deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike.

Po ku di matematikë Lulzim Basha? Për cfarë i duhet atij matematika? Çështja është serioze dhe duhet konsideruar me peshën që ka. Në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike. Nuk ka ndodhur të jetë vetë anëtarësia, që në refuzim të kërkesës së liderit, kanë vendosur vetë të mbledhin Kuvendin. Kjo e ka shkarkuar de facto Lulzim Bashën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy