Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndier në orën 12:32 dhe kanë zgjatur disa sekonda.
Sipas Institutit Sizmiologjik të Serbisë, intensiteti ka qenë 4.4 ballë. Epiqendra është lokalizuar në Bulqizë. Lëkundjet janë ndier në tiranë, Elbasan, Krujë, Laç etj.
Ndërkohë, sipas sizmiologëve, në Shqipëri janë regjistruar disa tërmete të lehta gjatë 24 orëve të fundit.
Një lëkundje më e lehtë, me intensitet 2.8 ballë është regjistruar në orën 10:07 të paradites së sotme, ndërsa një tjetër 2.0 ballë është regjistruar në orën 06:39 të mëngjesit.



