Moska: Jemi gati për negociata, por pa kushte paraprake

Moska: Jemi gati për negociata, por pa kushte paraprake

Rusia është e gatshme për negociata me Ukrainën, por pa parakushte dhe në bazë të realitetit ekzistues.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i jashtëm i Federatës, Serghei Vershinin cituar nga Tass. 

Po, klasikët thonë se çdo armiqësi përfundon me negociata dhe sigurisht që ne tashmë kemi thënë se do të jemi gati për negociata të tilla, por vetëm për negociata pa parakushte, negociata të bazuara në realitetin ekzistues, negociata duke marrë parasysh ato objektiva të cilat janë shpallur publikisht nga ne.

Nga ana tjetër sipas ushtrisë së Kievit rreth 136,880 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Në përditësimin për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon gjithashtu se 286 helikopterë dhe 1,997 dronë rusë janë rrëzuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy