Janë aktivizuar gjatë natës sërish vatrat e zjarrit në malin e Rrencit në Shëngjin. Zjarri ka nisur sërish me furi për shkak të ndërprerjes së operacionit të shuarjes nga ajri, pasi për helikopterët është e pamundur që të ndërhyjnë në errësirë.
Nga flakët rrezikohen edhe banesat.



