
Kita Sallabanda, mjek në Madrid, njëherazi Drejtor i Institutit të Radiokirurgjisë së avancuar në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me situatën e Covid, variantin Omicron dhe dozën përforcuese.
Ai sqaroi se pavarësisht se Omicron ka shumë mutacione na ka treguar se është një variant shumë ngjitës, por që shumica e kalojnë me forma të lehta.
Teksa u ndal te vaksinimi për të cilin tha se është i rëndësishëm për të mbrojtur veten nga ky virus, ai sqaroi se Covid tashmë po kthehet në një sëmundje endemike dhe se sipas tij pas festave do kemi shumë pak raste me Omicron dhe situata pritet të stabilizohet.
Intervista e plotë
1. Z. Sallabanada, cilat janë studimet e fundit dhe të dhënat mbi Omicron?
Është më e ulët se variantet tjera. Kemi pas më pak persona të shtruar në spitale, ne kemi parë shumë më pak humbje jete. Afrika e Jugut ka pasur rritje ekspotenciale nuk është ndjere fare pothuajse fare ajo që ne sot njohim nga Omicron është se dimë që ka më shumë mutacione dhe se përhapet më shpejt, por dimë gjithashtu që shumica e kalojnë në forma më të lehta. Është shumë më ngjitës por më pak i rëndë si virus.
2. Në Spanjë, vaksinimi nuk ka qenë asnjëherë i detyruar. A po kthehet Covid në një sëmundje endemike?
Po kthehet në një sëmundje endemike dhe kjo e dhënë e Omicron e tregon se po kthehet. 90% është vaksinuar në Spanjë dhe shumica e popullsisë kanë shkuar vullnetarisht për tu vaksinuar sepse janë bindur se përmes vaksinës mund ta përballojnë më lehtë këtë virus dhe të mbrojnë jetënë e tyre dhe të të tjerëve.
3. Njerëzit ende janë skpetikë për vaksinën, a duhet bërë doza përforcuese, pasi po shohin se disa vende si Austria po aplikojnë dozën e 4-ët.
Kemi rekomanduar dozën e tretë sepse dhe e dyta na mbron deri në gjashtë muaj dhe pastaj bie niveli i antitrupave, prandaj kemi rekomanduar dozën e tretë. Nuk detyrojmë por rekomandojmë.
4. Ata që e kanë kaluar covid sa doza vaksine duhet të bëjnë?
Ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë të domosdoshme të pakltën kryerjen e një doze, por dhe një dozë e dytë nuk është e dëmshme.
5. Ju jeni profesor shqiptar në Universitetin e Komplutensës në Madrid, ku keni publikuar 26 artikuj në revistat e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe dy libra mbi Radiokirurgjinë e Sistemit Nervor Qendror. Çfarë ndikimi ka patur Covid në trurin e njeriut?
Dua ta ndaj në dy grupe, së pari në dëmtimin direkt si humbja e nuhatjes është dëmtimi i nervit të nuhatjes, encefalike, dhe së dyti covid persistent ku kemi pasur dëmtim të funksioneve superiore si dëmtim të kujtesës, përqendrimit fenomene që kanë ndodhur në këto demontime. Kemi pasur raste me infarkte, epilepsi kjo nga ndikimi direkt dhe më pas me ka pasur nga ata persona që kanë dashur të shkojnë në punë dhe nuk kanë ditur sesi, pasi kanë pësuar dëmtime të sistemin nervor qendror.
6. Pse konisderohet 'Omicron” i rëndësishëm dhe sa mutacione ka krijuar krahasimisht me “Delta”?
Kur kaluam Deltën menduam se ishim në fund të tunelit, por tani erdhi Omicron ai nuk është aq agresiv, prandaj mendoj se nuk do të kemi shumë variante të tjera, por Omicron tregoi se ky po kthehet në një sëmundje endemike dhe nuk është më i formës agresive. Pas festave do kemi shumë pak raste me Omicron dhe situata pritet të stabilizohet.



