
Vonesa e dërgimit për gjykim të dosjes hetimore, bëri që Gjykata e Lezhës të lironte nga qelia Aldi Ramën, i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Edhe pse i sapoliruar nga burgu dhe me masë sigurie arrest shtëpie, 21-vjeçari theu masën e arrestit duke lëvizur lirshëm.
Në shtator të 2021-it, Aldi Rama u bë protagonist i një ngjarje kriminale, ku qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha.



