
Kjo periudhë duket se nuk është një aspak e mirë për familjen mbretërore britanike.
Pas lajmit për operacionin abdominal që ka pësuar Kate Middleton, Princesha e Uellsit, dhe njoftimit për operacionin e prostatës për mbretin Charles III, vjen lajmi për kancerin e lëkurës për Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Princit Andrea, nëna e princeshave Beatrice dhe Eugenie.
Diagnoza vjen vetëm gjashtë muaj pas operacionit që iu nënshtrua për heqjen e tumorit që kishte prekur gjoksin e saj.
Zëdhënësi i saj tha se “melanoma malinje” u zbulua pasi 64-vjeçarja iu nënshtrua testeve të kërkuara përpara se t’i nënshtrohej operacionit të rindërtimit të gjoksit pas një mastektomie.
Ai shtoi se Fergie, siç njihet në Britaninë e Madhe, po i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme për t’u siguruar që kanceri të zbulohej në fazat e hershme dhe se pavarësisht gjithçkaje ajo mbetet në humor të mirë.



