Më shumë se njëqind persona janë detyruar të evakuohen nga një hotel luksoz në Londër, Chiltern Firehouse Hotel, për shkak të një zjarri me përmasa të mëdha.
125 zjarrfikëse ndërhynë në vendngjarje, duke u përpjekur që të shuanin flakët që prej pasdites së të premtes.
Biznesmeni amerikan Andre Balazs, pronar i hotelit të përfshirë nga flakët, tha se zjarri ishte plotësisht nën kontroll dhe se nuk kishte të lënduar.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë zjarrfikësit në aksion, me shkallë dhe makina zjarrfikëse.
Hoteli Chiltern Firehouse quhet kështu sepse është një ish-stacion zjarrfikësesh i shndërruar në një vendtakim të famshëm në qendër të kryeqytetit anglez.



