Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend pas afro 11 muajsh.
Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha: “Berisha futet, Metamorfoza del”.
Berisha rikthehet në Kuvend në një ditë kur pritet të votohet nen për nen buxheti i vitit 2025. PD ndërkohë ka depozituar 34 amendamente, mes të cilave dy mbajnë firmën e Sali Berishës.
Sot priten diskutime të gjata në Kuvend në lidhje me buxhetin 8,2 miliard euro, një nga më të lartët në histori.



