Tafani: Trump nuk shihet më si njeri i besueshëm, ka të njëjtin mentalitet si Putin (VIDEO)

Tafani: Trump nuk shihet më si njeri i besueshëm, ka të njëjtin mentalitet si Putin (VIDEO)

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Endri Tafani thotë se Presidenti amerikan Donald Trump nuk merr vesh nga historia dhe nga ekonomia, duke shtuar nëse do një shtet të ketë inflacion të lartë dhe jo efiçent vendos tarifa ndaj vendeve të tjera.

Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi Donald Trump nuk shihet më si njeri i besueshëm për shkak të veprimeve të tij, duke hedhur dyshime se ka të njëjtin mentalitet si Presidenti rus Vladimir Putin.

Tafani tha se defiçiti buxhetor amerikan ndodh nga problemet strukturore me ekonominë amerikane dhe se një nga problemet më të mëdha është ulja e taksave.

Ajo që Trump pati në fjalimin e tij, ishte një fjalim i gjatë ku shumicën e kohës u mor me luftën kulturore dhe nuk foli fare për inflacionin, i cili është ngritur.

Tremujori i parë parashikohet që GDP amerikane të ulet me -2.4% që do të thotë ekonomia po i ecën keq dhe ai kap pjesën e luftërave për transgender dhe te favoret që do i vinin në të ardhmen te kjo luftë tarifash.  

Zelensky ka qenë i gatshëm për të firmosur marrëveshjen për mineralet me SHBA. ranë dakord të dyja palët dhe Zelensky shkoi për të firmosur, por mënyra si u sollën ata, e hodhi në erë.

Problemi kryesor që ka Zelensky është se nuk i ofrohet garanci nëse bëhet marrëveshje me Rusinë.

Trump të njëjtën marrëveshje a bërë me Afganistanin në 2017 për mineralet e rralla dhe në 2019 bëri marrëveshje me talebanët dhe e la Afganistanin aty ku ishte.

Problemi i Trump dhe që do e rëndojë Amerikën për shumë dekada është se nuk shihet më si personazh i besueshëm.

Për rrjedhojë dhe shteti që ti përfaqëson do jetë jo i besueshëm. Ti flet për tarifa me Kanadanë.

Ti rinegocion çdo dy vjet marrëdhëniet dhe ti nuk krijon siguri për angazhim me SHBA, se ti çfarë thua tani nuk e thua pas katër vitesh, ky është një problem që do i dëmtojë SHBA-të për shumë vite dhe ai besim që është ndërtuar për SHBA, është prishur për pak minuta.

Rendi botëror që kemi ne tani është nga 1945 e këtej, që bazohet nga sovraniteti, integriteti territorial dhe të gjithë kombet të bëhen kundër agresorit.

Nëse Rusia merr një pjesë të Ukrainës, kush e pengon Greqinë të marrë një pjesë të Vorio-Epirit? Kthehemi në vitin 1800.

Kam përshtypjen se Trump ka të njëjtin mentalitet si Putin. Kjo që po ndodh është se ai ka të njëjtin mentalitet si Putini, i pëlqen njerëzit e fortë, diktaturat.

Nuk është se po e loz keq, por ky atë mentalitet ka dhe mekanizmat e kontrollit në SHBA kanë dështuar që ta mbajnë nën kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy