
Ministria e Shëndetësisë në Izrael tha se ka identifikuar një numër të vogël të rasteve të sëmundjes së zemrës te personat që kishin marrë vaksinën Pfizer.
Pfizer ka thënë se ka vënë re një shifër të lartë të miokardit te qytetarët që u është aplikuar vaksina.
Simptomat tipike të miokardit janë gulçim, ethe dhe dhimbje gjoksi.
Në Izrael janë raportuar 275 raste të miokardit nga dhjetori i 2020 deri në maj të 2021, ndërsa është vaksinuar më shumë se 5 milionë e popullsisë.
Shumica e pacientëve që përjetuan miokardin kaluan jo më shumë se katër ditë në spital dhe në 95% e rasteve u klasifikuan si të butë, sipas studimit, të cilin ministria tha se e kishin kryer tre ekipe ekspertësh.
Studimi zbuloi se "ekziston një lidhje e mundshme midis marrjes së dozës së dytë të vaksinës (të Pfizer) dhe shfaqjes së miokarditit tek burrat e moshës 16 deri në 30 vjeç", thuhej në një deklaratë.
Sipas studimit, një lidhje e tillë është vërejtur më shumë tek meshkujt e moshës 16 deri në 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera.
Pfizer tha në një deklaratë se është në dijeni të rasteve të miokardit të vërejtura në Izrael, ndërsa theksoi se nuk ka lidhje me vaksinën e saj.
Efektet anësore janë rishikuar nga Pfizer, ndërsa pritet të takuar Departamentin e Sigurisë së Vaksinave të Ministrisë së Shëndetit të Izraelit për të rishikuar të dhënat.
Pavarësisht këtij studimit, qeveria izraelite ka miratuar vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç.
"Komiteti dha dritën jeshile për vaksinimin e moshave 12 deri në 15 vjeç dhe kjo do të jetë e mundur që nga java e ardhshme," tha Nachman Ash, koordinator përgjigjes i pandemisë së Izraelit për Radio 103 FM.
Burimi: Euro News Përshtati: MCNtv.al



