Dy tanke izraelite "shkatërruan" portën kryesore të një pozicioni të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në jug të vendit këtë mëngjes, thuhet në një deklaratë të forcës.
Trupat izraelite më pas “hynë me forcë në pozicion”, shton deklarata në Telegram. OKB bën me dije se 15 paqeruajtës janë plagosur nga sulmet e Izraelit.
Izraeli ende nuk ka komentuar mbi akuzat, por kjo vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u kërkoi përsëri forcave të OKB-së të tërhiqen nga zona kufitare.
Kryeministri libanez Najib Mikati ka dënuar thirrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të hequr paqeruajtësit e OKB-së nga kufiri. Ministria libaneze e shëndetësisë thotë se 15 persona u vranë në tre sulme izraelite dje në Deir Bella, Al Maaysra dhe Barja.



