Basha: Qeveria nuk mund t’ia hedhë duke bërë rolin e mjekut

Basha: Qeveria nuk mund t’ia hedhë duke bërë rolin e mjekut

Kreu i PD-së i kërkon qeverisë, që në kushtet e masave kufizuese për epideminë, të mos bëjë punën e duktorëve duke këshilluar, por të gjejë zgjidhje për një sërë problemesh të reja që lindin. Në një postim në Facebook, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se kriza e krijuar kërkon një strategji afatgjatë.

Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe një plan afatgjatë. Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për t’i paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve”, shprehet Basha.

Kreu i PD-së shtron një sërë pyetjesh, për të cilat shumë prej qytetarëve, në karantinë prej më shumë se 48 orësh, kanë nisur t’ia bëjnë vetes.  

Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe. Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t'i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS? Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime. Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë? Çfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?”, shkruan Basha.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy