Furgoni përplas nënë e bir në Gjirokastër, pranga shoferit

Furgoni përplas nënë e bir në Gjirokastër, pranga shoferit

Një aksidet i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Dy persona, nënë e bir janë aksidentuar nga një furgon në afërsi të rrethrrotullimit të Lagjes Puntore.

Sipas policisë “ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Lagjes Puntore, të qytetit ku shtetasi Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA760AZ, ka goditur dy kalimtarë, shtetasen V.I, rreth 55 vjeçe dhe shtetasin  K.I, rreth 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal  Gjirokastër dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.”

Shoferi i furgonit Ardi Aliko është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy