Tentoi ta vrasë me çifte, arrestohet pasi gruaja i kërkon ndihmë policisë

Tentoi ta vrasë me çifte, arrestohet pasi gruaja i kërkon ndihmë policisë

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi tentoi të vriste të shoqen me çifte.

Aranit Shahaj, 55 vjeç, banues në fshatin Cakran në Fier, u vu në pranga në shtëpinë e tij, pasi gjatë një grindjeje me bashkëshorten B.Sh., 55 vjeçe, tentoi ta viste me armë gjahu.

Gruaja i ka telefonuar policisë, e cila ka mbërritur menjëherë dhe ka vënë në pranga burrin e dhunshëm.

Në cilësinë e provës material është sekuestruar arma e gjahut model “BERETTA” dhe 3 gëzhoja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy