Më shumë se 9 persona janë vrarë gjatë natës, pas përleshjeve të protestuesve me forcat e sigurisë që vazhdojnë të jenë rrugëve të Iran për të gjashtën ditë me radhë.
Dhuna e fundit, në rajonin qendror të Isfahan, solli numrin e vdekjeve më të lartë ku raportohet për 22 viktima. Protestat po përhapen kudo në Iran por numri i të arrestuarve në qytete të tjera të Iranit nuk është konfirmuar ende
"200 persona janë arrestuar të shtunën, 150 të dielën dhe 100 të hënën" konfirmoi një zyrtar i prefekturës së Teheran, raporton Al Jazeera.
Gjashtë protestues vdiq në atë që u përshkrua si një përpjekje e protestuesve për të rrëmbyer armët nga një stacion policie. Një fëmijë 11-vjeçar dhe një 20-vjeçar janë mes personave që mbetën të vrarë në Khomeinishahr.
Protestat në qytete në të gjithë Iranin janë më të mëdha që nga zgjedhjet presidenciale kontestuar 2009. Ato filluan të enjten e kaluar në qytetin e Mashhadit, fillimisht kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por tani janë përhapur në mas në pjesën më të madhe të qyteteve, por tani janë kthyer anti-qeveritare.
Presidenti Hassan Rouhani tha se protestat ishin një "mundësi, jo një kërcënim", por u zotua për të goditur "shkelësit e ligjit". Ndërsa SHBA nga ana tjetër mbështet "rezistencën të guximshme" të protestuesve, raporton BBC.



