
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rajonin e Balikesir të Turqisë.
Tërmeti me një magnitudë 6.1 të shkallës rihter dhe një thellësi prej rreth 10 kilometrash, goditi zonën e Sindirgi në provincën Balikesir dhe u ndje edhe në Izmir, Stamboll, përfshirë edhe Greqinë dhe ishullin Lesbos.
Autoritetet turke thanë se nuk ka raportime për viktima deri më tani.



